Sherbimet

Automa  është rritur në një përzierje unike të inxhinierëve, projektuesve, ekspertëve  të IT dhe entuziastëve që janë bashkuar dhe sjellin një pasion për gjithçka që bëjmë.

Më të mirët !

Siguri
100%
Disponueshmeri
100%
Cilesi
100%
Bashkepunim
100%

Perse Automa ?

Nga instalimet më të thjeshta në sistemet më komplekse, ne sjellim teknologjinë më të avancuar, në çdo aspekt të ofrimit të një eksperience me cilësi të lartë për klientët tanë. Ne ju ofrojmë sigurinë e shtëpisë,  komoditetin  dhe efikasitetin e energjisë duke ju dhënë mundësinë që të keni nën kontroll të gjitha pajisjet nëpërmjet  një aplikacioni  në smartfonin  tuaj ose në cdo pajisje tjeter qe ju mund ta merni me vete kudo. Sic është tablet-i apo pc suaj.

E vetmja gjë që ju nevojitet është WIFI !

Kompania jonë vjen në treg me produktet dhe shërbimet më të mira për tju ofruar komoditet dhe prakticitet në përdorimin e pajisjeve elektro-shtëpiake dhe jo vetëm.
Automa merret me shitjen dhe instalimin e produkteve elektronike. Ajo i jep zgjidhje automatizimit, sigurisë dhe mirëmbajtjes së cdo infrastrukture teknologjike  për bizneset dhe hapësirat private.

“Çdo teknologji mjaft e përparuar është e padallueshme nga magjia.” - Arthur C. Clarke

Zhvillmi i teknologjisë eshte mirëpritur nga shoqëria njerëzore duke ndikuar në jetët e tyre. Në cdo moment të ditës do jeni të rrethuar nga magjia, pavarësisht ku ndodheni, ju do të keni kontroll të plotë mbi pajisjet tuaja  24/7 gjatë ditëve të javës me anë të smartphone-it, tablet-it apo pc suaj .

Pajisjet “Smart” janë vegla të cilat marrin dhe kryejnë komanda nga perdoruesi të cilat e ndihmojnë atë për aktivitetet e përditshme.Eshtë më tepër se thjesht lidhje me internetin ajo qe e ben një pajisje të zgjuar. Kombinimet e shërbimeve dhe lehtësia në përdorim e bën të jetë një zgjedhje për konsumatorin.

Histori ...

Automa u themelua dhe filloi aktivitetin e saj ne vitin 2014 e perbere fillimisht nga dy inxhinier elektronik dhe nje specialist ne fushen e marketingut.

Aktualisht ne ofrojme nje game te gjere sherbimesh ne fushen e automatizimit te ambjenteve te perditshme rezidenciale gjithashtu edhe ato industriale. Duke patur ne vizionin e saj inovacionin dhe teknologjine e re, AUTOMA, projekton te ardhmen e saj drejt automatizimit total te ambienteve te banueshme. Duke u nisur nga automatizimi i nje porte te thjeshte deri tek kontrolli total i ambientit dhe sistemet e sigurise.

Shumë teknologji të automatizimit në shtëpi janë nën ombrellën e sigurisë. Konsumatorët blejnë këto pajisje sepse duan të bëjnë shtëpitë e tyre më të sigurta. Ndriçimi i automatizuar pengon vjedhësit e mundshëm dhe sensorët e levizjes i ndihmojnë njerëzit të hyjnë në dyert dhe të ecin në korridoret vonë natën.

Termostatet  dhe llambat e “zgjuara" kursen energji, duke shkurtuar shpenzimet e shërbimeve gjatë kohës. Disa teknologji të automatizimit në shtëpi gjithashtu monitorojnë përdorimin e ujit, duke ndihmuar në parandalimin e faturimeve të tepërta të ujit.

Konsumatorët gjithashtu zgjedhin pajisje të mençura në shtëpi për të kontrolluar më mirë funksionet brenda shtëpisë. Me teknologjinë e automatizimit në shtëpi, mund të dini se çfarë po ndodh brenda shtëpisë tuaj në çdo kohë.

Për shkak se teknologjia e automatizimit në shtëpi kryen automatikisht detyrat, përdoruesit kanë lehtësi të madhe. Shumë pajisje të mençura janë të pajtueshme me njëra-tjetrën, dhe mund të vendosni ndërhyrje të ndryshme mes pajisjeve për të automatizuar proceset e rregullta në shtëpi.

Së fundi, dhe jo më pak kryesorja është qetësia juaj.
Shumë konsumatorë investojnë në teknologjinë e automatizimit në shtëpi për paqen e mendjes. Një nënë apo baba i ri mund të kontrollojë një fëmijë të vogël në sajë të aplikacionit që ndodhet në Smartphone-in e tij dhe teknologjive të tjera. Ose, nëse nuk mund të mbani mend nëse e keni mbyllur sobën e gatimit apo nëse keni hequr hekurin nga priza , mund të verifikoni në distancë me një aplikacion.

Vetëm një Click larg !